VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BOKS - CAPARELLO FITON NDAJ MURIQIT

E Shtunë, 02.01.2014, 08:46pm (GMT1)


Australiani Blake Caparello fitoi me pikë ndaj Elvir Muriqit, pas 10 raundeve të ndeshjes në kategorinë e peshave gjysmë të rënda.

Takimi ishte aktiviteti kryesor i mbrëmjes, në transmetimin televiziv "Friday Night Fights" të rrjetit amerikan ESPN2. Vlerësimi i tre gjyqtarëve ishte 98-92, 98-92, 100-90.

Ndeshja u zhvillua në West Orange të Nju Xherist dhe ishte e para në SHBA për 27 vjeçarin Blake Caparello. Në këtë takim ai zëvendësoi ish-kampionin e kategorisë Zsolt Erdei që ishte planifikuar fillimisht të ndeshej me Muriqin. Hungarezi Erdei deklaroi pak javë më parë se tërhiqej nga gara "për arsye personale".

Për 34 vjeçarin shqiptaro-amerikan nga Kosova Elvir Muriqi ky ishte takimi i 46 i karrierës profesioniste me 40 fitore, 24 prej të cilave me knockout.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.