VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KLITSCHKO - MË 26 PRILL KUNDËR LEAPAIT

E Martë, 02.04.2014, 04:44pm (GMT1)




Kampioni i botës në peshën e rëndë, ukrainasi Vladimir Klitschko do të mbrojë titujt e tij në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO më 26 prill në Oberhausen kundër australianit Alex Leapai, bëjnë të ditur mediumet gjermane të hënën.

Leapai është kundërshtar i detyrueshëm për Klitschkon 37-vjeçar. Australiani Leapai ka folur fjalë të mëdha para përballjes me të.

"Të gjithë po flasin vetëm për 61 fitoret e Vladimirit dhe se sa i madh është ai. Mirëpo, unë mendoj vetëm për tri humbjet që i ka pësuar ai në karrierë dhe ndaj kundërshtarëve që nuk e kanë pasur as afër fuqinë e goditjes sime. Unë do të mposhti Vladimirin", ka thënë Leapai.

Klitschko në ringun profesionist ka 61 fitore (51 KO) e tri humbje, ndërsa Leapai 34-vjeçar ka 30 fitore (24 KO), katër humbje e tri barazime.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.