VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOÇI - NORVEGJEZJA BJOERGEN FITOI NË 15 KILOMETRA ME SKI, E KATËRTA E ARTË

E Shtunë, 02.08.2014, 07:32pm (GMT1)


Sportistja nga Norvegjia, Marit Bjoergen, e ka fituar medaljen e artë në vrapimin me ski në 15 kilometra (cross-country) në Lojërat Olimpike në Soçi.

E dyta doli suedezja, Charlotete Kalla, ndërsa në vendin e tretë u plasua norvegjezja, Heidi Weng.

Kështu norvegjezja Marit Bjoergen për të katërtën herë fitoi medalje të artë olimpike, pasi tri të tilla i kishte fituar në Lojërat Olimpike në Vankuver të Kanadasë në vitin 2014.

Por, në Vankuver ajo ishte sportistja më e suksesshme meqë gjithsej i fitoi 5 medalje.

Gara në vrapimin me ski në 15 kilometra përbëhet nga 7.5 kilometra me stil klasik cross-country, ndërsa 7.5 kilometra të tjerë duhet të kalohen me stil të lirë.

Vendet skandinave, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, dominojnë në disiplinën e vrapimit me ski (cross-country).

www.voal-online.ch Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.