VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOÇI - NORVEGJIA KRYESON NUMRIN E MEDALJEVE

E Mërkurë, 02.12.2014, 05:52pm (GMT1)


Sportistët e Norvegjisë kryesojnë me numrin e medaljeve të fituara deri tash në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, pasi kanë fituar 4 të arta, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta, që do të thotë gjithsej 11 medalje.

Kanadaja është e dyta me 4 të arta, 3 të argjendta dhe dy të bronxta, pason Gjermania me 4 të arta dhe një të argjendtë, Holanda i ka fituar 3 të arta, dy të argjendta dhe 3 të bronxta, ndërsa Shtetet e Bashkuara gjenden në vendin e pestë të radhitjes aktuale, me 2 të arta, 1 të argjendtë dhe 4 të bronxta.

Vendi mikpritës Rusia, deri tash i ka fituar gjithsej 7 medalje, 1 të artë, tri të argjendta dhe tri të bronxta.

Në garat e deritashme në Olimpiadën Dimërore medalje kanë fituar gjithsej 22 vende.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.