VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHTYHEN DY GARA NË OLIMPIKET E SOÇIT

E Hënë, 02.17.2014, 07:14pm (GMT1)


Dy gara u shtynë sot në Lojrat Olimpike Dimërore të Soçit, për shkak të mjegullës së dendur.
         
Dygarëshi 15 kilometërsh grup për meshkuj është planifikuar për nesër, pasi u shty dy herë nga mjegulla.
         
Zyrtarët shtynë gjithashtu edhe raundet fillestare dhe finale për snowboarding për meshkuj, për shkak të mjegullës por nuk e kanë caktuar se kur do të mbahet gara.
         
Pas këtyre ndryshimeve, medaljet do të jepen sot vetëm për pesë gara, përfshirë atë të vallëzimit në akull ku përballen Kanadaja me Shtetet e Bashkuara.
         
Amerikanët Meryl Davis dhe Charlie White, janë në krye të klasifikimit, në prag të garës vendimtare në stil të lirë, por ata përballen me një konkurrencë të fortë nga kanadezët Tess Virtue dhe Scott Moir.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.