TINA MAZE MERR MEDALJEN E DYTË NË SOÇI
E Martë, 02.18.2014, 10:04pm (GMT+1)
Skiatorja sllovene Tina Maze fitoi medaljet e dytë të artë në Lojrat Olimpike Dimërore të Soçit, duke zënë vendin e parë në garën gjigante slalom për femra. Fitorja e saj e sotme, pason një medalje të artë javën e kaluar në garën për ski tatëpjetë. Anna Fenninger e Austrisë zuri vendin e dytë, medalja e dytë në këto Lojra për të, ndërsa gjermania Viktoria Rebensburg mori medaljen e bronxtë. Po sot, francezi Pierre Vaultier fitoi medaljen e artë në snowboardcross, që ishte shtyrë nga e hëna për shkak të mjegullës.
www.voal-online.ch
|