VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TINA MAZE MERR MEDALJEN E DYTË NË SOÇI

E Martë, 02.18.2014, 10:04pm (GMT1)


Skiatorja sllovene Tina Maze fitoi medaljet e dytë të artë në Lojrat Olimpike Dimërore të Soçit, duke zënë vendin e parë në garën gjigante slalom për femra.
        
Fitorja e saj e sotme, pason një medalje të artë javën e kaluar në garën për ski tatëpjetë. Anna Fenninger e Austrisë zuri vendin e dytë, medalja e dytë në këto Lojra për të, ndërsa gjermania Viktoria Rebensburg mori medaljen e bronxtë.
        
Po sot, francezi Pierre Vaultier fitoi medaljen e artë në snowboardcross, që ishte shtyrë nga e hëna për shkak të mjegullës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.