VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KANADAJA FITON MEDALJEN E ARTË NË HOKEJ PËR FEMRA

E Premte, 02.21.2014, 09:00am (GMT1)


Ekipi kanadez i hokejt për femra fitoi medaljen e artë olimpike për të katërtën herë radhazi, duke mundur Shtetet e Bashkuara 3-2, me kohë shtesë në një rivalitet të ndezur në Soçi.

Marie-Philip Poulin bëri golin fitues në minutën e tetë të kohës shtesë në arenën Bolshoi, duke u lënë amerikaneve medaljen e argjendtë.
 
Fitorja po u buzëqeshte amerikaneve me rezultatin 2-0, kur ekipi kanadez mblodhi forcat pak para përfundimit të ndeshjes duke barazuar rezultatin dhe duke bërë të nevojshme vazhdimin e lojës me kohë shtesë.

Ekipi amerikan fitoi për herë të fundit medaljen e artë në konkurrimet e para olimpike që përfshinë hokejn në akull për femra në Nagano në vitin 1998. Kanadaja ka fituar të katërt medaljet e arta që nga ajo kohë.

Po dje, rusja Adelina Sotnikova fitoi medaljen e artë në patnazhin artistik, duke mundur fituesen e Olimpikeve të Vankuverit, jug-koreanen Kim Yuna. 17-vjeçarja Sotnikova siguroi 224.59, me një avantazh prej 5.48 mbi rivalen Kim, e cila mori medaljen e argjendtë. Italjania Carolina Kostner mori medaljen e bronxit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.