VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BESNIK HASI EMËROHET TRAJNER I ANDERLEHTIT

E Hënë, 03.10.2014, 07:43pm (GMT1)


BELGJIKË - Besnik Hasi është emëruar trajner i Anderlehtit. Ish-futbollisti kosovar i kësaj skuadre, pjesë e kombëtares kuqezi, deri më tani ishte ndihmës/trajner te gjiganti belg.

Klubi i Anderlehtit ka njoftuar se ish-futbollisti i tyre, Besnik Hasi, do të marrë përsipër drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Johan Van den Brom.

Besnik Hasi ka luajtur te skuadra belge nga sezoni 2000 deri më 2006. Ndërsa, pas dy viteve ishte bërë asistent i holandezit John Van den Brom. Anderlehti aktualisht gjendet në vendin e tretë në klasifikim me 54 pikë, 12 më pak sesa kryesuesit e Standard Liezhit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.