VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SCHUMACHER TREGON SHENJA TË VOGLA INKURAJUESE

E Mërkurë, 03.12.2014, 06:21pm (GMT1)


FRANCË - Zëdhënësja e kampionit të Formulës 1, Michael Schumacher u shpreh se ka disa shenja të vogla inkurajuese që dëshmojnë se, Schumacher do të zgjohet nga koma.

Sabine Kehm ka thënë se familja e tij ka ende besim se ai do të shërohet nga dëmtimet e rënda të trurit, të cilat e kanë hedhur në komë për më shumë se dy muaj.

Deklarata nuk jep më shumë detaje, por thotë se duhet pasur durim për perspektivat e Schumacherit për shërim.

Schumacher, 45 vjeç, goditi kokën në gur më 29 dhjetor, ndërsa ishte duke skijuar në Alpet Franceze.

Që atëherë ai ndodhet në një spital të Francës, në gjendje kritike, por stabile.

Shtetasi gjerman është pilot më i suksesshëm në botë i Formulës 1.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.