VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI I BAJERNIT HËNES DËNOHET ME 3 VJET E GJYSMË BURG

E Premte, 03.14.2014, 04:15pm (GMT1)


BERLIN - Uli Hënes është shpallur fajtor nga drejtësia gjermane, duke konfirmuar faktin se ka kryer evazion fiskal. Për psojë, presidenti i Bajernit të Mynihut ka marrë dënimin me burg, 3 vjet e 6 muaj. Gjykata e Lartë e Gjermanisë e ka dhënë këtë vendin të enjten. 62-vjeçari kishte pranuar 18.5 milionë euro në taksa përmes një llogarie bankare të pazbuluar, dukje evituar kësisoji pagimin e taksave ndaj shtetit gjerman. Hënes ishte akuzuar për shmangie të tatimit, ndërsa kjo është konfirmuar përfundimisht edhe nga gjykata, e cila ka dhënë edhe dënimin e sipërcituar.

Prokurori kërkoi që Hënes të dënohet me pesë vjet e gjysmë heqje lirie për mosdeklarim të të ardhurave prej 33 milionë eurove në mes të viteve 2003 dhe 2009. Në fund të fundit, gjyqtari vendosi që ish-lojtari i Gjermanisë Perëndimore të shkojë për tre vjet e gjysmë pas hekurave. Sipas ligjit gjerman, Hënes mund t'i kishte shpëtuar ndjekjes penale duke parashtruar që në fillim të hetimeve një deklarim vullnetar, por kur e bëri këtë vitin e kaluar, iu refuzua si dokument referues në gjyq, duke u vlerësuar i pasaktë ose i paplotë. Uli Hënes ka fituar si futbollist katër tituj kampioni në Bundesligë dhe tri Kupa Europe gjatë viteve të tij, duke luajtur me Bajernin e Mynihut, dhe ka qenë i përfshirë në role drejtuese administrative te klubi bavarez, që nga "pensionimi" si futbollist aktiv. Ai ka shërbyer fillimisht si menaxher i përgjithshëm dhe më pas si president i bavarezëve.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.