VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË AEROPORTET E BRAZILIT VAZHDOJNË ENDE RINOVIMET

E Shtunë, 03.15.2014, 08:55pm (GMT1)


Në Sao Paulo të Brazilit, terminali i ri i aeroportit ndërkombëtar Guarulhos është ende duke u ndërtuar, katër muaj para Kampionatit Botëror të futbollit, i cili do të tërheqë mijëra tifozë.

Aeroporti duket i papërfunduar, por punonjësit sigurojnë se terminali i ri do të jetë gati në rreth dy muaj. Kur Brazili paraqiti kandidaturën për të organizuar Kupën e Botës 2014, qeveria premtoi se aeroportet në të gjithë vendin do të rinovoheshin në mënyrë që të mund të prisnin mijëra vizitorët.

Aeroporti i Sao Paulos është planifikuar të hapë dyert pas rreth një muaji. Megjithatë, në pjesë të tjera të vendit gjendja nuk është kaq premtuese. Në qytetin Fortaleza do të ngrihet një terminal i improvizuar me tendë, për shkak të vonesave në disa rinovime të mëdha. Në qytete të tjera, si Rio de Janeiro dhe Salvador, ndërtimet do të vazhdojnë edhe gjatë kampionatit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.