VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

XHANI DE BIAZI - NIVELI I KAMPIONATIT SHQITAR, AQ SA I SERISË C NË ITALI

E Premte, 03.28.2014, 09:45am (GMT1)



Në Shqipëri duket se ka gjetur shtëpinë e dytë, Xhani De Biazi nuk e fsheh aspak që nuk lë rast pa folur për Shqipërinë. Edhe në një takim mes miq në Trevizo të Italisë, tekniku i kombëtares shqiptare "është mburrur" për punën që ka bërë nën drejtimin e kuqezinjve, por edhe për mikpritjen që ka hasur nga shqiptarët gjatë kësaj kohe që punon në vendin tonë. "Shqiptarët e dashurojnë futbollin. Niveli i kampionatit atje është pak a shumë sa Seria C këtu në Itali, por gjithsesi mua më pëlqen. Para se të shkoja në drejtim të kombëtares, ajo ishte në vendin e 87-të, ndërsa u ngjit deri në vend të 37-të. Kam lojtarë të shpërndarë në të gjithë botën, përfshi edhe këtu në Itali. Në Shqipëri kam gjetur mikpritjen dhe kënaqësinë e të jetuarit. Niveli ekonomik është i ulët, aq sa mund të shkosh pa frikë e të jetosh si pensionist. Në Itali kam pasur eksperienca shumë të mira, si te Modena apo Breshia", - tha trajneri italian i kuqezinjve, që nuk ka harruar të tregojë dhe aventurën me biçikletë në Shqipëri, ku së bashku me një grup prej 25 vetash, ku bënte pjesë edhe Xhovani Storti i "Aldo, Xhiovani e Xhaikomo", rendën nëpër Shqipëri.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.