VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LEGJENDA E FUTBOLLIT PELE - NËSE DO TË ISHA AKTIV, DO TË LUAJA ME BARCELONËN

E Shtunë, 04.12.2014, 06:05pm (GMT1)


Legjenda e futbollit brazilian, Pele, beson se do të luante për Barcelonën në rast se do të ishte futbollist aktiv. Gjatë një rrëfimi për revistëë Time, Pele është shprehur se: "Unë do të luaja për Barcelonën".

Pele ka shtuar se me avancimet që janë bërë në futboll, ai tani do të ishte edhe më i suksesshëm se sa që ka qenë më parë.

"Unë do të mund të luaja për dy-tri ekipe, por do të zgjedhja Barcelonën për shkak të stilit të lojës, që është shumë i ngjashëm me atë të ekipit të kohërave të mia te Santosi"- ka theksuar Pele.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.