VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FUTBOLLI NË ZI - NDËRRON JETË NË MOSHËN 45 VJEVARE ISH TRAJNERI I BARCELONËS VILANOVA (Lajm dhe fotogaleri)

E Premte, 04.25.2014, 06:00pm (GMT1)



SPANJË Një e premte e zezë për Barcelonën dhe për futbollin në të gjithë botën. Trajneri Tito Vilanova nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej gati 3 vitesh.

Ish-trajneri i Barcelonës ndërroi jetë sot në moshën 45-vjeçare, për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga kanceri në vesh.

Lajmi për vdekjen e teknikut u bë i ditur nga familja e tij.

Ish-ndihmësi i Pep Guardiolës për katër vite te Barcelona, më pas trajner i skuadrës për një edicion, Tito Vilanova u largua nga drejtimi i Barcelonës në 19 korrik 2013, duke iu dedikuar kurimit të sëmundjes.

Tekniku iu nënshtrua disa herë operacioneve, por sëmundja përparoi në mënyrë të shpejtë, derisa e mposhti përfundimisht atë në një moshë relativisht të re.










www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.