VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SUAREZ - LOJTARI I VITIT

E Hënë, 04.28.2014, 06:01pm (GMT1)


Sulmuesi i skuadrës së Liverpulit Luis Suarez u cilësua përmes votimit si lojtari i vitit, nga Shoqata e Futbollit Profesional në Britani.

27-vjeçari nga Uruguaji bëhet kështu latino-amerikani i parë që merr medaljen për këtë titull prestigjioz. Suarez është lojtari i Liverpulit që ka shënuar më shumë gola gjatë një viti, gjithsej 30 gola.

Me këtë titull, ai duket se i jep fund disa incidenteve të mëparshme që e kanë nxjerrë atë jashtë lojës. Gjatë vitit të fundit ai ka mundur të rifitojë admirimin edhe të rivalëve, në saje të punës dhe talentit të tij.

Titullin e lojtarit të vitit për të rinjtë e fitoi lojtari 23-vjeçar i skuadrës së Chelsea-it, Eden Hazard.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.