VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DËNOHET PRONARI I EKIPIT TË BASKETBOLLIT TË CLIPPERS

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 11:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
DËNOHET PRONARI I EKIPIT TË BASKETBOLLIT TË CLIPPERS

E Mërkurë, 04.30.2014, 07:12am (GMT+1)


Komisioneri i Ligës Amerikane të Basketbollit profesionist njoftoi se pronari i ekipit të basketbollit Clippers të Los Anxhelosit, Donald Sterling nuk do të lejohet më të ketë ndonjë lidhje me këtë ligë dhe do të kërkohet shitja e ekipit. Masat e njoftuara nga komisioneri Adam Silver janë në përgjigje të një komenti racor që Donald Sterling kishte bërë kohët e fundit.

Komentet raciste janë dënuar edhe nga tifozë, trajnerë, lojtarë dhe ish-lojtarë basketbolli.
 
Anëtarët e ekipit Clippers bënë një protestë të heshtur në ndeshjen e së djelës, duke veshur fanellat mbrapsht, për të fshehur logon e ekipit.

Donald Sterling është një manjat i pasurive të patundshme në Los Anxhelos dhe në një regjistrim audio të publikuar të premten në faqen e internetit TMZ dëgjohet të ketë bërë komente ofenduese ndaj afrikano-amerikanëve, duke përfshirë ish-yllin e basketbollit, Magic Johnson. Johnson thotë se Sterling duhet ta shesë ekipin:

"Nëse atij nuk i pëlqejnë afrikano-amerikanët dhe ke të bësh me një kampionat që është mbi 70 për qind me afrikano-amerikanë..."

Tifozët ishin shumë të zemëruar, madje dhe Presidenti Barack Obama komentoi për këtë, duke folur me gazetarët në Malajzi, gjatë udhëtimit të tij në katër vende aziatike:

"Kur njerëzit injorantë dëshirojnë të reklamojnë injorancën e tyre, nuk ke nevojë të bësh asgjë, vetëm i le të flasin dhe kjo është ajo që ndodhi në këtë rast."

"Më trishton shumë të shoh se ka ende njerëz si ai, me atë mentalitet, pas gjithë asaj që ka kaluar ky vend," thotë Gail Parasram, një turiste.

Disa tifozë shqetësohen se vëmendja e mediave ndaj zotit Sterling është e dëmshme për sportin. John Robinson ka ardhur në Los Anxhelos me të dashurën nga Kalifornia veriore:

"Kemi të bëjmë me një ekip të nivelit fitues të kampionatit. Është me të vërtetë diçka e trishtuar dhe zhgënjyese, sepse ai do të duhet të ishte më profesional, sidomos kur mendon se është pronar i një skuadre të NBA-it."

Një familje nga Atlanta ndjen keqardhje, por nuk u duket diçka e papritur të ndeshen me gjuhë raciste, thotë vajza Kelly Aarons:

"Jemi në një kohë kur ende vazhdojnë gjëra të tilla. Ato janë pak më delikate, por ende ndodhin."

Donald Sterling nuk e ka mohuar që zëri i regjistruar është i tij.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BELGJIKË - JANUZAJ NË PËRGATITJE PËR KAMPIONATIN BOTËROR (04.29.2014)
SUAREZ - LOJTARI I VITIT (04.28.2014)
FUTBOLLI NË ZI - NDËRRON JETË NË MOSHËN 45 VJEVARE ISH TRAJNERI I BARCELONËS VILANOVA (Lajm dhe fotogaleri) (04.25.2014)
LEGJENDA E FUTBOLLIT PELE - NËSE DO TË ISHA AKTIV, DO TË LUAJA ME BARCELONËN (04.12.2014)
HIDHET SHORTI I LIGËS SË KAMPIONEVE, REAL-BAYERN, CHELSEA-ATELTICO MADRID (04.11.2014)
EKIPI I BAJERNIT - GJYSMËFINALIST NË LIGËN E KAMPIONËVE (04.10.2014)
RUSIA E UKRAINA ANULOJNË NDESHJEN MIQËSORE NË FUTBOLL (04.04.2014)
JA PESË TALENTET E RINJ MË TË MIRË NË BOTË - KRYESON LISTËN SHQIPTARI JANUZAJ (04.02.2014)
VORBULLA GJITHPËRFSHIRËSE E ABSURDITOpinion nga AHMET SHQARRI (03.29.2014)
XHANI DE BIAZI - NIVELI I KAMPIONATIT SHQITAR, AQ SA I SERISË C NË ITALI (03.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]