VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ADNAN JANUZAJ MË I PAGUAR SE CR7 DHE MESSI - KUR ISHIN NË MOSHËN E TIJ

E Mërkurë, 05.07.2014, 06:52pm (GMT1)



Sipas Dirk De Vriese, agjentit të Adnan Januzajt, bëhet me dije se talenti i Manchester Unitedit është lojtari i ri më i paguar në botë duke sqaruar se madje as Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk kanë përfituar më shumë se ai kur ishin 18 vjeç.

Në muajin tetor (si 18-vjeçar), anësori me origjinë shqiptare nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Djajtë e Kuq, ndërsa këtë edicion ka bërë 33 paraqitje me fanellën e United.

"Mund të them se ai është lojtari i ri më i paguar në botë. Në moshë 18-vjeçare, ai ka pasur kontratë më të madhe se Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi në moshën e tij. Kjo tregon shumë për një futbollist dhe unë jam shumë krenar me këtë. Të gjitha klubet e mëdha e kanë kërkuar (para vazhdimit të kontratës). Sidomos Paris Saint-Germaini që donte të shkojë shumë larg për të"- tha Dirk De Vriese

"Pesë minuta para se ta nënshkruanim vazhdimin e kontratës, një këshilltar i presidentit nga Katari na ofroi një marrëveshje të çmendur", ka treguar agjenti. Javë më parë, Januzaj vendosi që në nivel kombëtaresh ta përfaqësojë Belgjikën duke anashkaluar Kosovën dhe Shqipërinë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.