VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ATLETI KENIAN, MAINA, FITON NË GJYSMËMARATONËN E PRISHTINËS

E Djelë, 05.11.2014, 07:33pm (GMT1)


Maratonisti nga Kenia, Joel Maina ka fituar në gjysmëmaratonën ndërkombëtare "Prishtina 2014".

Gjysmëmaratona prej 21 kilometrash e mbajtur të dielën, ishte e 14-ta me radhë që mbahet në Prishtinë ku kryesisht dominojnë atletëve nga Kenia, të cilët fituan edhe vendin e dytë dhe atë të tretë.  
 
Në gjysmëmaratonën e sivjetme kanë marrë pjesë rreth 1400 garues.

Në mesin e tyre ishin edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila dhe përfaqësues të tjerë të jetës politike e publike.

Shtegu i garës është 21 kilometra. Kurse çmimi për fituesit është 1200 euro.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.