VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVARËT FITUAN 28 MEDALJE NË TOP TIRANA OPEN 2014

E Martë, 05.13.2014, 05:56pm (GMT1)


Tiranë, 13 maj 2014 Dyzet (40) sportistë nga klubet anëtare të Federatës së Taekwondo-së të Kosovës ishin pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar të Taekwondo-së "Top Tirana Open" i cili mblodhi rreth 400 garues nga 10 shtete.

Pjesëmarrja e klubeve nga Kosova ishte mjafte e sukseseshme për faktin se u kthyen me 28 medalje nga kjo pjesëmarrje, ndonëse ky numër do të kishte qenë edhe më i madh nëse nuk do të ishin presentë referët skandalozë Malsor Tafa (Kaçanik) i cili nga Federata është penalizuar dhe i është tërhequr licenca për referim për mosdije të rregullave elementare të referimit dhe Nua Rukaj (Tuz, Mal i Zi) të cilët për referimin e tyre tejet të njëanshëm u qortuan gjatë turneut edhe nga referi ndërkombëtar (Kryesor i Turneut) Miro Brezan dhe pas përfundimit të turneut organizatori Leo Kapri ka kërkuar falje për dëmtimet që kanë ndodhur karshi sportistëve tanë shkaku i tyre. Mirëpo këto veprime të tyre thjesht treguan papjekurinë e tyre sportive dhe dëshmuan se janë largë arritjes së një niveli të referimit të mirëfilltë, dhe dëshmon se numri i madh i sportisteve nga Kaçaniku jo rasisht është transferuar në Prishtinë për të stërvitur në mënyrë profesionale Taekwondo.

Megjithatë, Akademia e Arteve Marciale Prishtina arriti që në konkurrencën e juniorëve dhe seniorëve të renditet në vendin e tretë në rënditjen ekipore. Sportistët nga Kosova dëshmuan një profesionalizëm, pasi përkundër padrejtësive të vazhdueshme ata arritën që të eliminonin reprezentuesit e shteteve të tjera duke shënuar fitore të një pas njëshme. Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve nuk kemi mundur të u dërgojmë raportet për secilin sportist individualisht, pasi secili prej tyre për të arritur në finale është dashur të zhvilloj të paktën 2 lufta.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.