VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NURI SEFERI FITON TITULLIN KAMPION EVROPIAN WBO

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 05:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
NURI SEFERI FITON TITULLIN KAMPION EVROPIAN WBO

E Shtunë, 05.17.2014, 09:09am (GMT+1)



Për të tretën herë në karrierë, Nuri Seferi, ka fituar titullin evropian të kategorisë WBO.

"˜Taysoni shqiptar' mposhti hungarezin Tamas Lodi për ta rikthyer titullin që e kishte fituar në vitet 2010 dhe 2012.

Për boksierin 37-vjeçar nga Gostivari kjo ishte përballja e 42, nga të cilat i ka fituar 36 dhe i ka humbur gjashtë.

Njëzet nga triumfet e tij, Seferi i ka fituar me nokaut.

Rivali i tij 24-vjeçar ka bilanc prej 13:2. Lodi ka regjistruar 11 nokaute.

Nuri Seferi ka lindur në Gostivar të Maqedonisë dhe nga mosha tetëvjeçare filloi të merrej me mundje sport me të cilin ishte marrë gjyshi i tij në mënyrë profesionale. Në vitin 1992 familja e tij u vendos në Burgdorf të Zvicrës, ku nga mosha 15-vjeçare filloi të merrej me boks në një palestër lokale.

Në vitin 1998, ai u bë kampion i Zvicrës në kategorinë e amatorëve duke regjistruar një rekord prej 10 fitoresh (me nëntë nokaute).

Në debutimin e tij si profesionist (mars 1999), Seferi mposhti me nokaut që në raundin e parë sllovakun Miroslav Dzurenda në Worb të Zvicrës. Humbjen e tij të parë e regjistroi në vitin 2001 nga ukrainasi Kostyantyn Okhrey, pasi Seferi dëmtoi një brinjë në raundin e katërt.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RIBERY E KRITIKON GUARDIOLËN (05.15.2014)
KOSOVARËT FITUAN 28 MEDALJE NË TOP TIRANA OPEN 2014 (05.13.2014)
IDE TË NJËJTA - KRYEMINISTRA TË NDRYSHËMNga AHMET SHQARRI (05.12.2014)
ATLETI KENIAN, MAINA, FITON NË GJYSMËMARATONËN E PRISHTINËS (05.11.2014)
AKTI I FUNDIT NË BUNDESLIGËN GJERMANE (05.09.2014)
ADNAN JANUZAJ MË I PAGUAR SE CR7 DHE MESSI - KUR ISHIN NË MOSHËN E TIJ (05.07.2014)
ATELTIKO E REAL - DY EKIPE NGA MADRDITI NË FINALEN E LIGËS SË KAMPIONËVE (05.01.2014)
DËNOHET PRONARI I EKIPIT TË BASKETBOLLIT TË CLIPPERS (04.30.2014)
BELGJIKË - JANUZAJ NË PËRGATITJE PËR KAMPIONATIN BOTËROR (04.29.2014)
SUAREZ - LOJTARI I VITIT (04.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]