TENIS - OPEN BNL, FITORE E SERENA WILLIAMSIT
E Hënë, 05.19.2014, 08:53am (GMT+1)
Voal-online.ch - ROMË - Serena Williams ka fituar Internacionalet BNL të Italisë duke mundur 6-3, 6-0 Sara Erranin, e cila ishte e dëmtuar në kofshën e majtë.
Tenistja romanjole ka qëndruar në mënyrë stoike në fushë, në mënyrë që të ketë mundësi të luajë më vonë finalen e dysheve, me Roberta Vinçin, ku do të kënë përballë dyshen e formuar nga çekja Kveta Peschke e sllovenia Katarina Srebotnik.
Në fund të ndeshjes, Serena Williams është afruar tek Errani e përlotur dhe ia ka shtrënguar dorën duke i thënë: "Mi dispiace".
www.voal-online.ch
|