VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ALITI - TE KOMBËTARJA PËRFAQËSOJ PRESHEVËN

E Mërkurë, 05.21.2014, 09:22am (GMT1)



Një vit e gjysmë më parë për të ishte thjesht një ëndërr. Mbrojtësi nga Presheva, Fidan Aliti, në një intervistë asokohe për "Asport. info", kishte shprehur dëshirën e zjarrtë që një ditë të vishte fanellën kuqezi. Por nuk e kishte besuar se ajo ditë do të vinte shumë shpejt. 20- vjeçari, që luan me Lucernën në elitën zvicerane të futbollit, njëri nga risitë e listës së De Biazit, pritet të debutojë me fanellën kuqezi, pasi në 3 miqësore, është e sigurt që do t'i jepen minuta aktivizimi. "Tri javë më parë më kontaktuan zyrtarë të FSHF-së, të cilët më shprehën dëshirën që të vija në ndeshjet miqësore me kombëtaren. Unë natyrisht që pranova, por ngela paksa i habitur që kjo ftesë më erdhi kaq shpejt", - rrëfen Aliti, teksa premton se do të japë maksimumin dhe falënderon stafin e kombëtares për mundë-sinë e përfaqësimit të Preshevës. "Do të jap maksimumin nga vetja për të përfaqësuar kombin, në veçanti Preshevën dhe atë pjesë të shqiptarëve, meqë jam i pari nga ajo trevë", - përfundon Fidan Aliti, i vetëdijshëm që e pret një punë e madhe përpara, por shpreson shumë që të jetë pjesë e formacionit të De Biazit në ndeshjen kundër Serbisë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.