VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TOMAS STRAKOSHA NË SHËNJESTËR - E DO EVERTONI NË PREMIER LEAGUE

E Mërkurë, 05.21.2014, 09:25am (GMT1)



Fidanishtja e Lacios është vënë në qendër të vëmendjes gjatë viteve të fundit, për shkak të dominimit që po bën në gadishullin apenin. Mes të rinjve bardhekaltër, kandidatë për të pushtuar majat e futbollit europian, është edhe portieri shqiptar Tomas Strakosha, një pikë e palëvizshme në formacionin e trajnerit Simone Inzagi. "Gardiani" i kombëtares U-21 të Shqipërisë nuk ka munguar as në stolin e ekipit të parë, duke hedhur kandidaturën për një rol titullari në të ardhmen. Gjithsesi, për momentin ai mendon vetëm të punojë sa më shumë, edhe pse ofertat në adresë të Lacios nuk mungojnë. Më e fundit vjen nga Premier League, ku Everton po shfaq interes për të riun shqiptar. Trajneri Martinez synon ta aktivizojë si zëvendësues të titullarit Houard.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.