VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BOTËRORI 2014 - TRAJNERI GJERMAN LOW MBLEDH PËRFAQËSUESEN ME DËMTIME TË SHUMTA

E Mërkurë, 05.21.2014, 10:26am (GMT1)



Ekipi perfaqesues i Gjermanise do te shkoje ne kampin stervitor te pergatitjeve per Boterorin 2014 te merkuren ne St Leonard ne Tirol (Itali) me nje sere demtimesh te lojtareve kyç.

Seleksioneri Joachim Löw do te mbledhi 27 lojtaret ne preseleksion deri ne 1 qershor, kur do te zyrtarizoje listen me 23 lojtare sipas kerkeses se FIFA-s per Brazil (12 qershor-13 korrik).
Nder te tjera, jane te demtuar trioja e Bayern Munich: kapiteni Philipp Lahm, zv/kapiteni Bastian Schweinsteiger dhe portieri Manuel Neuer.

Löw pret qe te arrijne ne formen e tyre me te mire mesfushori i Real Madrid, Sami Khedira dhe sulmuesi i  Lazio Roma, Miroslav Klose, qe kane vuajtur nga demtimet gjate ketij sezoni.
Gjermania do te luaje dy ndeshje miqesore ndaj Kamerunit me 1 qershor ne Mönchengladbach e me pas me Armenine me 6 qershor ne Mayence para se te niset per ne Brazil.

Gjermania do luaje ndeshjen e pare ne grupin G ndaj Portugalise ne Salvador me 16 qershor.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.