VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOT ZHVILLOHET NDESHJA MIQËSORE KOSOVË-TURQI

E Mërkurë, 05.21.2014, 10:46am (GMT1)


Pamje nga ndeshja e fundit ndërmjet Kosovës dhe Haitit


Ndeshja miqësore ndërkombëtare në futboll ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Turqisë, zhvillohet sot, në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë.

Më 13 janar të këtij viti, Federata Botërore e Futbollit i dha dritën e gjelbër Kosovës të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare miqësore, me kushtin që të mos përdoren simbolet shtetërore të Kosovës.

Kosova nuk është anëtare e FIFA-s.

Më 5 mars përfaqësuesja e Kosovës u përball me Haitin, në stadiumin e Mitrovicës, një ndeshje kjo e cila përfundoi pa gola. Pas Turqisë, përfaqësuesja e Kosovës më 25 maj do të ndeshet me Senegalin, në Gjenevë të Zvicrës.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.