VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BOTËRORI 2014 - RIBERY: NË BRAZIL DO TË JETË KUPA IME E FUNDIT E BOTËS

E Mërkurë, 05.21.2014, 03:57pm (GMT1)



Futbollisti Franck Ribery

TIRANË, 21 maj/ATSH-AFP/. Sulmuesi i ekipit te Frances, Franck Ribéry, qe do te shkoje ne qendren stervitore ne Clairefontaine bashke me 17 futbolliste te tjere te merkuren ne mbremje, beri te ditur per RTL se Boterori 2014 ne Brazil do te jete i fundit per të.

"Do te jete Kupa e botes e fundit per mua (ne Brazil)", konfirmoi Ribéry.

Lideri i sulmit te Bluve, 31 vjeç, do te jete 35 vjeç ne vitin 2018. Ne se ai nuk do te luaje ne Boterorin e ardhshem ne Rusi, ai nuk do t'i jape fund karrieres nderkombetare dhe do te angazhohet ne Euro 2016, qe do te organizohet ne France.

Ne Brazil (12 qershor -13 korrik), Ribéry do te luaje Kupen e 3-te te botes pas 2006, me nje finale te humbur ndaj Italise (1-1 pas shteses, 5-3 me 11-m) dhe asaj te 2010, kur pesuan fiasko (pas greves se lojtareve ne stervitje) dhe eleminimit ne turin e pare.

"Francky" numeron 81 seleksione me Blute (16 gola).

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.