E Enjte, 03.28.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
FORMACIONI I SHBA PËR BOTËRORIN E BRAZILIT

E Premte, 05.23.2014, 05:12pm (GMT+1)


Shtetet e Bashkuara bënë publike 23 emrat e ekipit kombëtar të futbollit për Kampionatin Botëror të Brazilit, por në një vendim të befasishëm, golashënuesi më i mirë u la jashtë.
        
Landon Donovan shpresonte të luante këtë vit për herë të katër në Kampionatin Botëror, por trajneri Jurgen Klinsmann vendosi që të mos ta përfshinte sulmuesin 32 vjeçar së bashku me gjashtë lojtarë të tjerë.
        
Klinsmann e quajti vendimin që nga më të vështirët e karrierës së tij si trajner. Ai tha se ai mendonte se disa lojtarë të tjerë ishin "pak më të përgatitur" sesa Donovan.
        
Landon Donovan konsiderohet si figura më e njohur e futbollit në Shtetet e Bashkuara, gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai ka shënuar 57 gola në 156 ndeshje ndërkombëtare. Ai ka sjellë disa nga momentet më të mëdha në historinë e futbollit të Shteteve të Bashkuara, përfshirë lojën në çerekfinalen e Botërorit të vitit 2002 në Korenë e Jugut. Në një deklaratë në faqen e tij të Facebook-ut, Donovan shprehu zhgënjimin që nuk ishte përfshirë në skuadrën e Botërorit për këtë vit, por theksoi se vazhdon të jetë i përkushtuar "për forcimin e futbollit në Shtetet e Bashkuara, në vitet në vazhdim".za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JA PLANI I JOAKIM LËVIT PËR KAMPION TË BOTËS (05.23.2014)
FIFA PARALAJMËRON TIFOZËT PËR BILETA TË FALSIFIKUARA (05.23.2014)
NBA- NDESHJET FINALE: SAN ANTONIO KRYESON 2-0 NDAJ OKLAHOMA CITY (05.22.2014)
KOSOVA HUMB NDAJ TURQISË ME REZULTAT 1 ME 6 (05.22.2014)
BOTËRORI 2014 - RIBERY: NË BRAZIL DO TË JETË KUPA IME E FUNDIT E BOTËS (05.21.2014)
GJERMANI - THOMAS SCHAAF, TRAJNERI I RI I EINTRACH FRANKFURT (05.21.2014)
LUIS ENRIQUE - TRAJNER I RI I BARCELONAS (05.21.2014)
HOXHAJ TAKOI LOJTARËT DHE DREJTUESIT E KOMBËTAREVE TË TURQISË DHE KOSOVËS (05.21.2014)
SOT ZHVILLOHET NDESHJA MIQËSORE KOSOVË-TURQI (05.21.2014)
BOTËRORI 2014 - TRAJNERI GJERMAN LOW MBLEDH PËRFAQËSUESEN ME DËMTIME TË SHUMTA (05.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]