VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FRANCË - PORTUGEZJA HELENA, FEMRA E PARË TRAJNERE E NJË EKIPI MESHKUJSH

E Premte, 05.23.2014, 05:54pm (GMT1)


PORTUGALI Portugezja Helena Costa, 36 vjeçe, femra e pare trajnere e nje klubi profesionist ne France, u shpreh te enjten gjate prezantimit se do te beje gjithçka per per ekipin e Clermont-Ferrand, qe luan ne Ligen 2.

"Nuk ka asgje per t'u habitur lojtaret dhe gjithe te tjeret. Prandaj jam ketu. Tashme jemi ne vitin 2014! Me shihni mua si nje trajner normal, jo si femer", deklaroi ajo para shtypit francez e te huaj.

Ajo tha se do te takohet shume shpejt me te gjithe efektivin e klubit. "Disa lojtare nuk kane ardhur ende per aresye demtimesh ose aresye te tjera, por do te bashkohemi e do te flasim", theksoi ajo.

"Objektivi im eshte qe te fitoj. Per kete jam e motivuar. Nëse si trajner nuk do te kem rezultate, une do te largohem nga klubi. Kjo eshte diçka normale", tha Costa.

Caktimi i Helena Costa si trajnere para dy javesh mbushi gazetat me tituj te ndryshem dhe shume komente. Ajo ka qene ndihmes trajnere e ekipeve te te rinjve te Benfica si dhe ekipit U-17, nenkampion i Portugalise.

Ajo drejtoi nje ekip te rinjsh amatore te Cheleiros, qe u shpallen kampione te rajonit te Lisbones, para se te shkonte ne Iran ne 2012 ku drejtoi seleksionin kombetar te femrave.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.