VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PIJA E RE BRAZILIANE - ME RRËNJË TË MARIHUANËS

E Shtunë, 05.24.2014, 02:01pm (GMT1)


Një pije e re në verilindje të Brazilit i ka lëkundur vendin e parë pijes së preferuar të vendit, Cachaca, duke shtuar një përbërës të pazakontë: rrënjë të marihuanës.
 
"Pituconha" quhet kjo pije, identike me Cachaca-n, e përbërë nga alkooli dhe kallami i sheqerit.
 
Pituconha - e cila kushton 30 reals (10 euro) ka një logo të kuqe dhe shishen e  identifikon përmbajtja e saj derisa  me rrënjë të marihuanës".
 
Një zyrtar në zyrën e kryetarit të bashkisë së Cabrobos, tha se banorët vendasit kishin filluar kohëve të fundit të mbledhin rrënjët e bimëve mbetura pas operacioneve të policisë për të zhdukur plantacione të përhapura të marihuanës në rajon.
 
Prodhuesit e pijes thuhet paguajnë 100 reals për një qese të rrënjëve.
 
Policia nuk ka vendosur ende nëse pija e re është e ligjshme.
 
Cabrobo, është qytezë pranë shtetit të Pernambucos rreth 500 kilometra në perëndim të Recife, një nga 12 qytetet ku do të zhvillohet Kupa Botërore 2014 , e cila fillon më 12 qershor.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.