SONTE FINALJA E LIGËS SË KAMPIONËVE
E Shtunë, 05.24.2014, 02:06pm (GMT+1)
Sonte zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Kampionëve.
Dy ekipet e Madridit, Reali dhe Atletico, do të përballen me njëri-tjetrin në stadiuimin e Lisbonës Estadio da Luz.
Kjo është hera e parë që në finalen e Ligës së Kampionëve ballafaqohen dy ekipe të të njëjtit qytet.
Atletico Madridi sivjet është fitues i Ligës së parë të Spanjës, Primera Division.rel
www.voal-online.ch
|