E Shtunë, 01.18.2020, 09:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Nadal triumfon kundër Federer në Australian Open
E Djelë, 02.01.2009, 03:50pm (GMT+1)

Nadal triumfon kundër Federer në Australian Open

 

(Voal-online) - Bazilezi Roger Federer humbi finalen më të hatashme dhe më cilësore të Australian Open përballë  Rafael Nadal 5:7, 6:3, 6:7 (3:7), 6:3, 2:6, fitore nëpërmjet së cilës spanjolli merr Titullin e gjashtë Grand Sllam. Kjo u vendos në setin e pestë të lojës, kur Federer kishte në dorë të mbyllte setin në favor të tij, por mbas një gjuajtje të dobët ia la radhën spanjollit që nuk deshi ta lëshonte rastin nga dora më. Nadal fitoi kështu katërpikëshin e fundit dhe ia mbylli rrugën e fitores përfundimisht kundërshtarit. Dy lojtarët më të mirë të botës patën në Rod Laver Arena një duel nga më të paparët, takim që vinte pas atij që patën mes tyre në

Finalen e Wimbledon 2008. Për Federer ishte humbja e parë në Rod Laver Arena, ngaqë më parë, më 2004, 2006 dhe 2007 kishte triumfuar. Bilancin ndaj Nadal ai e përkeqëson 6:13 në favor të tij. Nadal vinte në finale vetëm dy ditë pas ndeshjes maratonë përballë spanjollit tjetër Fernando Verdasco.

Komentatorët thonë se Federer humbi raste të panumërta, duke mos e arritur as këtë radhë ëndërrën e tij për të barazuar rekordin absolut të Pete Sampras që ka 14 tituj Slam. Nuk di askush t’ia gjejë arsye kësaj humbjeje të bazilezit. Kur luan kundër Nadal është gjithmonë një tjetër Federer. A është ky një problem taktik, një formë e nënshtrimit psikologjik, ndoshta këtë e di vetëm Federer. Por humbja e plot rasteve përballë spanjollit që iu duk të gjithëve i dobësuar dhe më i prirur të gabojë, e bën edhe më të mprehtë paaftësinë e Federer për ta zbërthyer enigmën Nadal.

E thonë edhe statistikat e garës. Duke filluar nga pikët: bazilezi ka grumbulluar 174 pikë, ndërsa spanjolli 173, por ky i fundit ka ditur t’i materializojë në momentet kyçe të ndeshjes. Këtë e tregon përqindja më e mirë e realizimit të gjuajtjeve break: 7-16 kundër 6-19 të bazilezit, të cilit nuk i janë dashur asgjë 71 gjuajtje me pikë (kundërpeshuar me 64 gabime).  Emblematike për Federer gjuajtja dyshe në tie-break dhe gjuajtja e drejtpërdrejtë me të cilën ia ka dhënë fitoren kundërshtarit.

Kështu spanjolli 22 vjeçar nga Manacor shkruan për herë të parë emrin e tij në pemën e artë të turneut australian dhe e bën këtë pas një beteje që ka zgjatur 4 orë e 22 minuta. Federer ndalet për momentin, së paku për disa muaj, për të arritur suksesin e 14 aq të dëshiruar. Gjatë dorëzimit të kupave, Federer nuk ka mundur t’i mbajë lotët dhe ia ka plasur të qarit në transmetim të drejtpërdrejtë të mediave, aq sa nuk ka arritur të flasë: “Ndoshta do të fitoj herën tjetër,” ka thënë pastaj kampioni nga Bazeli. “Të lumtë Rafa, ke luajtur në mënyrë të pabesueshme dhe e meriton. Ka qenë një finale tjetër fantastike,” ka thënë më në fund Federer. Nadal e ka përqafuar bazilezin: “Është gjithnjë kënaqësi të luaj me ty. Je një kampion shumë i madh dhe jam i sigurtë se do ta kalosh Pit Samprasin,” ka thënë sallaksi spanjoll. “Kjo ëndërr e jotja do të realizohet,” ka shtuar.

 

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ronaldinho dhe bota e tij: "Me Romën do të jetë një spektakël" (01.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]