VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AUSTRALIA - E PARA QË ZBARKON NË BRAZIL

E Enjte, 05.29.2014, 06:09pm (GMT1)



Voal-online.ch - Kombëtarja australiane është e para nga 32 skuadrat e kualifikuara që ka zbarkuar në Brazil, për të marrë pjesë në fazën finale të Botërorit 2014, i cili fillon më 12 qershor.

Ata kanë aterruar në Curitiba, mbrëmë, në orën 18 me kohën lokare (23 me orën tonë), para se të marrin avionin tjetër për në Vitoria, ku ata do të qëndrojnë. "Jemi outsider, ka thënë sulmuesi Tommy Oar, në faqen e internetit të FIFA-s. Ky do të jetë një rast i mirë për t'iu dhuruar surpriza tifozëve tanë. Është shumë stimluese të luash Botërorin në këtë vend, është një arsye më shumë. Jemi stërvitur mirë këto ditë, por kemi edhe dy javë përgatitje, besoj se do të jemi në gjendje të mirë për Kupën e Botës."

Australianët e kanë ndeshjen e parë në Cuiaba, kundër Kilit, pastaj me Holandën e Spanjën, dy finalistet e Afrikës së Jugut më 2010. Skuadrat që do të arrijnë më herët në Bzail pritet të jnë Kroacia dhe Irani - më 3 qershor. Të fundit do të jenë Koreja e Jugut, Gana dhe Portugalia - më 11 qershor, në prag të ndeshjes së hapjes, e cila do të jetë në San Paolo, mes Brazilit dhe Kroacisë. ansa

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.