VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MIQËSORJA SHQIPËRI-RUMANI 0-1

E Djelë, 06.01.2014, 10:37am (GMT1)


RUMANI - Shqipëria ka paguar një gabim në mbrojtje dhe ka pësuar gol në minutën e 83-të, duke cuar dëm mundin dhe djersën e tërë atyre minutave të mira loje në përgjithësi, por edhe mbështetjen e qindra tifozëve shqiptarë, që e kishin veshur stadiumin e Yverdonit në ngjyrat kuqezi.

Veterani rumun, Razvan Rat, ka shfrytëzuar gafën e Lilës në mbrojtje, por edhe të kolegëve të tjerë të prapavijës, të hutuar në atë moment, duke nxjerr "blof" edhe portierin Berisha, që s'ka cfarë të bëjë më. "Gardiani" i Lacios i kishte ndalur rumunët në më shumë se tri-katër herë të tjera, duke u bërë shpëtimtar i portës së tij.

Vijon edhe në këtë ballafaqim dominimi i Rumanisë ndaj nesh, që ka gjetur fitoren e 11-të në 16 ndeshje të luajtura gjatë gjithë historisë. Në tërësi, loja e Shqipërisë nuk u ngrit mbi nivelin mesatar, nuk u shpëtoi gabimeve, sidomos në mbrojtje në momentet e fundit, simptoma të vjetra këto, edhe pse kemi nisur përgatitjet për një edicion të ri futbollistik.

Ndoshta mungesat e disa titullarëve (Mavraj, Meha, Basha, Sadiku, Hyka, Roshi) dhanë efektin e tyre negativ, ashtu sikurse lodhja fizike u pa qartë te tanët në pjesën e dytë, cka mund të përbëjnë justifikim për De Biazin, por produkti i tij vijon të mbetet i njëjti. Indikacionet për njeriun e stolit të kombëtares sonë janë të shumta nga kjo miqësore, me të cilat De Biazi duhet të merret seriozisht e shpejt.

Sepse koha nuk pret. Shtatori nuk është larg dhe kjo kombëtare nuk duket e konsoliduar për të përballuar kundërshtarë të tillë në kualifikueset e "Euro 2016" si Portugalia, Danimarka e Serbia. Hungaria, miqësorja e radhës, vjen pas pak ditësh, ku kuqezinjtë mund të tregojnë tjetër fytyrë dhe të largojë shijen e keqe që la humbja me rumunët.

SHQIPERI-RUMANI 0-1
Golat: Rat 83"²
Shqiperia: Berisha A.Lila, Curri, Cana, Agolli (Aliti 79"²), Kace, Abrashi, Lenjani (Rama 46"²), Vila (S.Lilaj 65"²), Kapllani (Salihi 46"²), Cikalleshi (Gashi 46"²). Trajner: De Biazi
Rumania: Tãtãruºanu Cr. Manea, Dr. Grigore, Chiricheº, Raþ Bourceanu (C.Tanase 64"²), Pintilii (A.Mateu 91"²) Nicoliþã (C.Mateu 46"²), Chipciu (C.Lazar 64"²), Maxim (F.Tanase 83"²), Marica (Rusescu 46"²). Trajner: V.Piturka
Kartonë të verdhë: Nikolita 2"²
Gjyqtar: Nikolaj Hänni (Zvicër)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.