VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRISTIANO RONALDO RREZIKON TË MOS LUAJË NË BOTËROR

E Djelë, 06.01.2014, 01:38pm (GMT1)



Botërori rrezikon të humbasë një tjetër yll. Pas dyshimeve për pjesëmarrjen e Falkaos, është Kristiano Ronaldo që mund të peshojë në listën e mungesave. Fituesi i "Topit të Artë" dhe një nga sulmuesit më të mirë të planetit, vazhdon të ketë probleme fizike dhe këtë e konfirmon trajneri i kombëtares së Portugalisë, Paulo Bento. Në një konferencë për shtyp, tekniku shprehet se nuk ka ende asnjë afat për rikthimin e sulmuesit në stërvitje, sepse parësor është kurimi i plotë i tij dhe më pas mund të flitet për rikthimin në stërvitje. Ndërkohë, e përditshmja spanjolle "El Pais" zbulon se CR7 vuan nga një dëmtim në tendinin e këmbës së majtë, për shkak të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve. Ritmi i çmendur në fund të sezonit, mund të ketë ndikuar negativisht.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.