VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BOTËRORI 2022 - KATARI RREZIKON IMAZHIN

E Hënë, 06.02.2014, 06:59pm (GMT1)


Imazhi i Katarit do të dëmtohej shumë më tepër se sa ekonomia dhe tregu financiar nëse ky vend do ta humbiste të drejtën e organizimit të Kupës Botërore në futboll për vitin 2022.

Siç raporton, Reuters, bursa e këtij vendi pësoi rënie për 1.1 % të hënën pasi një gazetë britanike publikoj material duke e konsideruar si dëshmi për korrupcion gjatë aplikimit të Katarit për të fituar të drejtën e organizimit të Kupës Botërore.

Katari dhe organizatorët e kësaj ngjarje i kanë hedhur poshtë akuzat.

Planet për të shpenzuar miliarda dollarë në ndërtimin e stadiumeve mund të anulohen nëse dyshimet eventualisht çojnë te anulimi i vendimit nga FIFA.

Katari ka vetëm 2.1 milionë banorë dhe nuk ka nevojë të ndërtojë stadiume të mëdha çfarë duhen për kupën e botës në futboll.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.