E Shtunë, 09.19.2020, 10:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Hollifild thotë se do ta vazhdojë aventurën e boksit
E Djelë, 02.01.2009, 04:13pm (GMT+1)

Hollifild thotë se do ta vazhdojë aventurën e boksit

 

21 dhjetor (Voal-online) - “S’ka pse të jem i trishtuar. Isha përgatitur shkëlqyeshëm dhe bëra më të mirën. Mjerisht numëruesit e pikëve ishin kundër që unë të largohesha nga ringu si fitimtar, por kështu ndodh nganjëherë në sportin e boksit. Unë nuk ka pse të tërhiqem dhe jam krenar për paraqitjen time. Tani unë nisem për në shtëpinë time dhe i mendoj gjërat më mirë, si do t’ia bëj më tej,” iu tha gazetarëve ish katër herë kampioni botëror i boksit Evander Holyfiled nga SHBA.

“Isha i habitur sa mirë ishte përgatitur Holyfiedl. Kaq të fortë nuke kisha menduar kurrsesi. Ai u paraqit shkëlqyeshëm dhe unë nuk e kisha të lehtë përballë tij. Ai është një sportist i hatashëm, në legjendë e gjallë, » tha kundërshtari i tij i ringut rusi Nicolai Valuev.

Pikët në fund të ndeshjes ishin (114:114, 116:112, 115:114) në favor të rusit. Holyfield nuk arriti të thyente rekordin e bashkëqytetarit George Foreman, i cili, para 14 vjetësh, në moshën 45 vjeçare merrte titullin e kampionit botëror. Ndeshja u zhvillua në mbrëmjen e së shtunës, nga ora 22:40 deri nga ora 11:45, në praninë e 12 mijë adhuruesve të boksit. Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, nuk ishte i pranishëm në radhët e shikuesve Muhammad Aliu, kampioni legjendar i boksit botëror. Në shkallët e stadiumit të Zyrihut nuk kishte as fytyra të tjera të njohura të boksit botëror. Ndeshja, tejet e mediatizuar në Zvicër dhe jashtë, transmetohej drejtpërdrejt nga disa televizione zvicerane dhe nga një mori televizionesh botërore.

Komentatorët, deri në raundet e para, e shikonin takimin e së shtunës mbrëmje si një ndeshje midis të pabarabartëve. Për shkak të ndryshimit të madh në gjatësi, në peshë dhe në moshë midis rusit (2,13 metër i lartë, 141 kilogram i rëndë dhe 35 vjeç) dhe amerikanit (1,89 metra i lartë, rreth 97 kilogram i rëndë dhe rreth 46 vjeçar). Ata përsëritnin se ndeshjet me ndryshime të tilla përbëjnë rrezikshmëri të lartë. Holyfield ishte vallëzues gjatë gjithë ndeshjes dhe arriti të ruajë freskinë fizike pothuaj të pacënuar. Ai arriti të shmangte të majtën e rusit dhe të jepte grushta të fuqishëm dhe çaste interesante të përplasjes me kundërshtarin. Publiku, i entusiazmuar nga paraqitja e shkëlqyer e amerikanit, gjatë gjithë kohës duatrokiti dhe e brohoriti emrin e Holyfield. Komentatorët e portretizuan gjatë ndeshjes amerikanin si një maniak të stërvitjeve, si një boksier me përgatitje teknike dhe taktike të shkëlqyer. Ndërsa kundërshtarin e tij, i cili gjatë gjithë kohës ngeli i shtangur, në pritje të grushtave të amerikanit, e portretizuan si të ngathët, me dobësi të shumta taktike, çka nuk ia dhanë mundësinë së majtës së tij të shfrytëzonte lojën në distancë dhe të përfitonte nga ndryshimet e favorshme ndaj Holyfield. Ndërsa Holyfield ishte entusiasmues, Valuev ishte zhgënjyes për publikun dhe për komentatorët. Amerikani, duke e menduar ndeshjen të fituar, pati raste që, me hapjen e tij, ia lejoi kundërshtarit të realizonte ndonjërin nga sulmet e tij, çka, në fakt, mund ta kishte shmangur. Gjithsesi amerikani të kujtonte fare freskët Holyfieldin e ndeshjeve të paharrueshme të tij me George Foreman, Mike Tyson, Lenox Lewis, Hashim Rrahman e tjerë. Nikolay Valuev mbetet kështu edhe më tej kampion botëror në peshën më të rëndë në versionin WBA. Për të ishte fitorja e 50-të në 52 ndeshje. Holyfield pësoi humbjen e dhjetë në 54 ndeshje. Valuev do të ndeshet në verë me usbekun Ruslan Chagaev në Universum-Stall të Hamburgut. «Unë do të shkoj në shtëpi, do t’i festoj Krishtlindjet dhe do të mendoj për të ardhmen tim, » tha Evander Holyfield. « Por unë mendoj se sot luftova rëndë dhe ende qëllimi im është të bëhem një kampion botëror i padiskutueshëm. Isha i nderuar që m’u dha mundësia të luftoj për këtë titull dhe u përpoqa të bëj atë që më porositi edhe traineri im. Unë ia arrita të triumfoj disa herë kundër tij dhe e mbajta nën grushta. Por kundërshtari im ia arriti të mbrohej dhe nuk jam i një mendjeje me ata që thonë se ai nuk do të mbrohet, » tha boksieri amerikan Evan Holyfield në ring menjëherë pas vendimit të pafavorshëm të gjyqtarëve.

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Muhamet Aliu në ndeshjen Hollifild-Valujev më 20 Dhjetor në Zürich (02.01.2009)
Nadal triumfon kundër Federer në Australian Open (02.01.2009)
Ronaldinho dhe bota e tij: "Me Romën do të jetë një spektakël" (01.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 

 
VOAL
[Shko lart]