VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZYRTARE - ADNAN JANUZAJ NË KOMBËTAREN E BELGJIKËS

E Enjte, 06.05.2014, 06:22pm (GMT1)



Adnan Januzaj bën ëndrrën realitet, do të udhëtojë me Belgjikën për në Brazil. Talenti i Mançester Junajtid, sikurse pritej, është përfshirë në listën përfundimtare me 23 futbollistë, për Botërorin që do të nisë pas disa ditësh në vendin karioka. Trajneri Mark Vilmots, edhe pse kishte deklaruar se Januzaj duhej ta bindte në seancat stërvitore para se ta përfshinte në listën përfundimtare, nuk e ka vënë në dyshim praninë e 19-vjeçarit në Kupën e Botës. Lojtari me origjinë shqiptare do të luajë përkrah emrave të tillë, si Eden Hazard, Kevin De Bryne, Visent Kompani etj. Edhe pse Januzaj nuk ka dhënë kontribut për përfaqësuesen belge gjatë eliminatoreve të Botërorit, shpërthimi i tij me Junajtid bëri që ai të fitonte menjëherë kombëtaren belge.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.