VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRAZIL 2014 - 10 SHIFRAT MË PIKANTE

E Premte, 06.06.2014, 10:18am (GMT1)



Brazil 2014 pritet të jetë një festë madhështore e futbollit, me 32 përfaqësuese nga e gjitha bota që do të kërkojnë trofenë më të lakmuar dhe më të rëndësishëm në mbarë globin. Por para se nisë ky turne, po ju njohim me disa shifra pikante të kësaj ngjarjeje sportive, që do të mbërthejë para ekranit miliarda njerëz.

-0 është numri i lojtarëve të përfaqësueses së Rusisë, që luajtën jashtë kampionatit rus, edhe pse trejneri i tyre është një italian, Fabio Capello. Ndërsa anglezët kanë vetëm një futbollist që nuk luan në Premier League, ai është Fraser Foster i Celtic.

-3 milionë është numri i biletave që janë shitur në të gjithë botën për Botërorin e Brazilit.

-8 punëtorë kanë humbur jetën gjatë ndërtimit të infrastrukturës, që nga fillimi i vitit 2012.

-11 gola secili ka shënuar Robin Van Persie dhe Suarez gjatë eliminatorëve Kupës së Botës. Të njëjtën shifër ka arritur edhe McCaulay i Belize, por kjo përfaqësuese nuk ka mundur të kualifikohet.

- Ndeshjet e Brazil 2014 do të luhen në 12 qytete të ndryshme që janë: Rio de Janeiro, Brasilia, Sao Paolo, Fortaleza, Salvador, Recife, Porto Alegre, Belo Horizonte, Cuiaba, Manaus, Natal dhe Curitiba.

- 14 miliardë Dollarë janë shpenzuar nga Brazili për organizimin e eventit, 10 miliardë më shumë se në Afrikën e Jugut.

-15 është numri i lojtarëve pjesëmarrës në Botëror që vijnë nga i njëjti klub, Bayerni i Mynihut. Neuer, Schweinsteiger, Muller, Lahm, Goetze, Boateng e Kroos luajnë me Gjermaninë, Van Buyten me Belgjikën, Spahic me Bosnjë Herzegovinën, Martinez me Spanjën, Dante me Brazilin, Mandzukic me Kroacinë, Ribery me Francën, Robben me Holandën dhe Xherdan Shaqirin me Zvicrën. Më pas vjen Manchester United me 14 lojtarë dhe Barcelona me 13.

-31 gradë pritet të jetë temperature më e lartë që do të regjistrohet në Botëror, pikërisht në Cuiaba në Manaus. Por kjo temperaturë e lartë do të jetë më shqetësuese shkak të përqindjes së lartë të lagështisë së ajrit.

-100 ndeshje zyrtare në Botëror do të regjistrojë Gjermania në përballjen me Portugalinë më 16 qershor.

-114 lojtarë nga 736 gjithësej që do të luajnë në Brazil 2014 vijnë nga Premier League, që mbetet kampionati më i përfaqësuar në këtë event, më pas ndjek Serisa A me 81 futbollistë, ndërsa në vendin e tretë renditet Bundesliga më 78.

Dhe në fund një kuriozitet më shumë. Fuleco, që nënkupton futboll dhe ekologji, quhet Maskota Armadillo e Botërorit, me kafshën tipike të Amazonës që për t'u mbrojtur mbyllet si një top. Ndërsa caxirola është instrumenti Brazilian, që shpresojmë të mos jetë aq shqetësuese sa Vuvuzela në Afrikën e Jugut.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.