SHKODRAN MUSTAFI - SHQIPTARI I SHTATË NË BOTËROR
E Shtunë, 06.07.2014, 05:58pm (GMT+1)
Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi është ftuar në skuadrën e Gjermanisë për Kampionatin Botëror si zëvendësim i të lënduarit Marco Reus.
Pas pjesëmarrjes së Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Valon Behramit, Blerim Xhemajlit, Admir Mehmedi që janë ftuar në kombëtaren e Zvicrës, dhe Adnan Januzajt për Belgjikën tani edhe mbrojtësi Mustafi do të jetë pjesë e Kupës së Botës me Gjermaninë.
Pas lëndimit që pësoi ylli i Borussia Dortmundit, trajneri Joachim Loew ka ftuar mbrojtësin shqiptar në ekip.
Musfafi ishte pjesë e ekipit të përkohshëm gjerman, por ishte lënë jashtë skuadrës që do të merrte pjesë në Kupën e Botës.
www.voal-online.ch
|