VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BRAZIL - AMOSFERË SPORTIVE PARA KUPËS SË BOTËS

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
BRAZIL - AMOSFERË SPORTIVE PARA KUPËS SË BOTËS

E Martë, 06.10.2014, 07:24am (GMT+1)


Në ditët para fillimit të kupës së botës në futboll, atmosfera festive në vendin pritës, Brazil, ka filluar të rritet. Kjo po ndodh, pavarësisht nga një grevë e punonjësve të transportit publik në Sao Paulo, qytetin ku do të zhvillohet e ndeshja e parë e turneut, dhe pakënaqësive sociale në disa pjesë të vendit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Bobb njofton nga Rio de Zhaneiro.
 
Plazhi Kopakabana, të dielën e fundit përpara Kupës së Botës, ishte i mbushur me familje, frekeuntuesë të plazhit dhe adhurues të fitnesit.
 
 Puna është duke përfunduar në parkun e tifozëve ku mijëra njerëz do të mblidhen gjatë ndeshjeve. Rreth 800 mijë vizitorë të huaj do të bashkohen me miliona brazilianë për të shikuar 64 ndeshjet e Kupës së Botës që do të zhvillohen në 12 qytete të vendit.
 
Atmosfera festive po rritet, thotë rrobaqepësja Tereza Christina, megjithëse fillimi ishte i ngadaltë për shkak të protestave dhe pakënaqësive të shumta popullore.

"Atmosfera festive është relative. Ka shumë mosbesim për shkak të nivelit të lartë të krimit të dhunshëm. Ata thonë se nuk ka para për nevoja të caktuara sociale por paska para për Kupën e Botës. Natyrisht, Kupa e Botës duhet të organizohet, por duhet të ketë mjete financiare edhe për gjëra të tjera. Por njerëzit kanë nevojë edhe për argëtim".
 
Përgatitjet për një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë janë dëmtuar nga protesta sociale kundër korrupsionit dhe mungesës së shërbimeve sociale. Një grevë e punonjësve të transportit publik në Sao Paulo, ku të ejten do të zhvillohet ndeshja e parë, ndërpreu trafikun për disa ditë.
 
Qeveria ka ndarë 11 miliardë dollarë për ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës. Por njerëzit ankohen për shërbime të dobëta publike, pagat e ulëta dhe koston e lartë të jetesës. Alexandre Oliveira thotë se këto probleme janë shumë të thella.

"Mendoj se në këto 30 ditë, Kupa e Botës nuk do të ndihmojë. Njerëzit do të duhet të vendosin se çfarë do të ndodh më pas. Ndoshta zgjedhjet kombëtare, që do të mbahen në fund të vitit, do të sjellin ndryshime. Ndoshta këto 30 ditë janë vetëm fillimi".
 
Vizitorët e huaj duket se janë në dijeni të situatës. Çifti i ri, Anne-Kathrin Hattels dhe burri i saj, Lasse, kanë ardhur këtu nga Danimarka për të kaluar muajin e mjaltit. Ata thonë se e kuptojnë zemërimin e popullatës mbi koston e lartë të organizimit të Kupës së Botës.

"Unë jam dakord me ta, por Kupa e Botës gjithashtu sjell më shumë turistë në vend, kështu që ata do përfitojnë nga kjo. Unë e di se ata po shpenzojnë shumë, por edhe përfitimet do të jenë të mëdha".
 
Protestuesit thonë se duan të përdorin Kupën e Botës për të bërë trysni për ndryshime. Të tjerët thonë se ata preferojnë të demonstrojnë anën e mirë të vendit, kulturën dhe njerëzit e tij. Shumë të tjerë thonë se ata thjeshtë duan të argëtohen.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUNONJËSIT E METROSË NË SAO PAOLO NË GREVË (06.10.2014)
PELÈ - ËNDËRROJ NJË REVANSH TË VITIT 1950 KUNDËR URUGUAJIT'Brazili nuk e ka detyrë të fitojë, por të luajë mirë' (06.09.2014)
EKIPI GJERMAN ARRIN NË RIO DE ZHANEIRO (06.08.2014)
RAFAEL NADAL - KAMPION I 'FRENCH OPEN'Tenisti spanjoll e ka mundur tenistin serb Novak Gjokoviq (06.08.2014)
FIFA AKUZOHET PËR KORRUPSION (06.08.2014)
MOSHA MESATARE E SKUADRAVE PJESËMARRËSE NË BOTËROR (06.07.2014)
SHKODRAN MUSTAFI - SHQIPTARI I SHTATË NË BOTËROR (06.07.2014)
The Daily Star - SHAQIRI AFËR MARRËVESHJES ME LIVERPOOLIN (06.07.2014)
BRAZIL 2014 - JA 10 LIDERËT E SKUADRAVE TË MËDHA (06.07.2014)
Economist - FUTBOLLI, LOJË E MREKULLUESHME, BIZNES I NDYRË (06.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]