E Premte, 03.29.2024, 03:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Sporti zviceran më 2008 - Kançelara zbriti Federerin në vendin e dytë
E Djelë, 02.01.2009, 04:18pm (GMT+1)

31 Dhjetor - Voal-online - Roger Federer, mbizotërues i sportit botëror në katër vitet e fundit, sivjet shkroi faqe të reja të karrierës së tij duke triumfuar në Pekin në lojën ekipore të tenisit dhe në veprimtarinë botërore të US Open në tenis. Çiklisti Fabian Cancellara mori dy (një të artë dhe një bronx) nga gjashtë medaljet e fituara nga Zvicra në Lojërat Olimpike të Pekinit. Delegacioni zviceran në kryeqytetin kinez arriti të marrë gjithësejt dy medalje të arta dhe katër medalje bronxi. Njëra medalje e artë u fitua në tenis nga ekipi dysh i përbërë nga Roger Federer/Stanislas Wawrinka, pastaj nga Fabian Cancellara në maratonën çiklistike, nga Sergei Aschwanden në xhudo. Në garën e kronometruar çiklistike fituan medalje ari Fabian Cancellara dhe medaljen e bronxit çiklistja Karin Thürig). Një medalje bronxi u fitua në garën ekipore të kapërcimit të pengesave me kuaj dhe një medalje tjetër bronxi i fitua në garën malore të çiklizmit nga Nino Schurter. Katër muaj më vonë në Lojërat Olimpike të Hongkongut, ashtu siç pritej, ekipi zviceran i kalërimit me pengesa, i përbërë nga Steve Guerdat, Christina Liebherr, Niklaus Schurtenberger dhe Pius Schwizer fitoi një tjetër medalje bronxi. Sipas ekspertëve zviceranë të sportit, këto rezultate nuk ishin një arritje e pakët. Prej vitit 1956 zviceranët vetëm dy herë kanë sjellë më shumë medalje, pikërisht më vitin 1984 nga Los Anxhelosi (8 medalje, asnjë ari) dhe në vitin 2000 nga Sidnej (9 medalje, një ari).  Një ngjarje e rëndësishme për jetën sportive të Zvicrës ishte edhe zhvillimi i Kampionatit Europian të Futbollit këtu dhe në Austri. Zvicra u dallua si mikpritëse e përkryer e këtij kampionati të rëndësishëm. Si pjesëmarrëse në finalet e kampionatit Zvicra ishte zhgënjyese për adhuruesit vendës të këtij sporti. Që në hapje të kësaj veprimtaria ajo pësoi një tronditje shokuese, në ndeshjen me Çekinë në stadiumin Sant Jakob të Bazelit, kur golshënuesi i shquar dhe kapitenit me shumë përvojë i kombëtares zvicerane Aleks Frai (Alex Frei) u largua i dëmtuar. Në një takim të pafat, Zvicra doli nga fusha e mundur 0:1, çka do të përsëritej në një ndeshje dramatike me Turqinë ku do të dilte e mundur 1:2. Por do të shkëlqente në ndeshjen me Portugalinë, me dy gola të Hakan Jakinit (Hakan Yakin), çka nuk do të mjaftonte, megjithatë, për ta kaluar Zvicrën në turin e dytë. Pas mbarimit të EURO 2008 traineri Kybi Kun (Köbi Kuhn) do të pasohej prej Otmar Hicfeld (Ottmar Hitzfeld). Ndeshja e parë kualifikuese e grupit për në Kampionatin Botëror të vitit 2010 (i cili zhvillohet në Afrikën e Jugut) Zvicra, nën trainerin e ri, pësoi një humbje të papritur ndaj Luksemburgut 1:2, por zhvilloi ndeshje të shkëlqyera dhe triumfoi ndaj Letonisë dhe Greqisë. Ekipi FC Basel, për të tretën stinë radhasi në ndeshjet grupore të ekipeve kampione europiane, sivjet nuk pati një paraqitje të mirë. Çiklisti 27 vjeçar bernez Fabian Cancellara e kurorëzoi me rezultate të larta këtë stinë sportive, si në Pekin ashtu edhe në veprimtari të tjera. E tillë ishte fitorja e tij në turneun Tiren-Adriatik, pastaj në Milan-San Remo, në Paris-Roubaix, në Tour de Suisse dhe Tour de France. Kështu ai e zbriti tenistin Roger Federer në vendin e dytë si sportist i vitit. Roger Federer fitores së medaljes së artë, bashkë me Stanislas Wawrinka, në Lojërat Olimpike të Pekinit, ai pati një fitore në US Open. Me 6:2, 7:5, 6:2 kundër skocezit Andy Murray në finalen e këtij aktiviteti në New York arriti bazelasi 27 vjeçar fitoren e 13-të të Grand-Slam në karrierën e tij. Kështu atij i mungon vetëm një fitore tjetër e kësaj veprimtarie për të kaluar rekordin e Pete Sampras (SHBA). Më parë Roger Federer u mund nga spanjolli Rafael Nadal në Wimbledon, në ndeshjen më të bukur të jetës së tij, e cila zgjati pesë orë, duke ndërruar vendet me Natal, Federer zbret si Numër 2 i tenisit botëror. Me fitoren e turneut të Bazelit, Roger Federer nga kujtoi se ai është i vendosur të arrijë përsëri vendin Numër 1 në tenisin botëror. Edhe në ndeshjet ekipore në kuadrin e Davis Cup, në fund të shtatorit në Lausanne, në finalen kundër Belgjikës, ai na e kujtoi përsëri lojën e tij ultraklas.

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kreshnik Qato Kreshniku - Boksieri Qato mbron titullin e kampionit të botës në Uashington (02.01.2009)
Hollifild thotë se do ta vazhdojë aventurën e boksit (02.01.2009)
Muhamet Aliu në ndeshjen Hollifild-Valujev më 20 Dhjetor në Zürich (02.01.2009)
Nadal triumfon kundër Federer në Australian Open (02.01.2009)
Ronaldinho dhe bota e tij: "Me Romën do të jetë një spektakël" (01.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]