VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOT FILLON BOTËRORI 2014 - BRAZILI NIS KËRKIMIN PËR TITULLIN E GJASHTË ME KROACINË

E Enjte, 06.12.2014, 01:17pm (GMT1)



Kur Brazili dhe Kroacia takohen të enjten, në ndeshjen e parë të Kupës së Botës në "Arena de Sao Paulo", asgjë tjetër me përjashtim të fitores nuk do të jetë mjaftueshëm për kampionin e pesëfishtë të botës.

Ndeshja do të nisë në orën 22:00.
Herën e fundit që Brazili luajti në shtëpi në Kupën e Botës ishte humbja 2:1 ndaj Uruguait, që ia shoi ëndrrën për të fituar titullin e parë të botës atëherë, një ndeshje që ende vlerësohet tragjedi nacionale.
Kur brazilianët do të përballen me Kroacinë në ndeshjen e të enjtes, 64 vjet pas atij dështimi, atëherë presioni do të jetë po aq i madh për të fituar, si atëherë.

Një humbje nga Kroacia nuk do t'i shuante gjasat e Brazilit për triumf në Kupën e Botës.
Mirëpo, prapë, do të dëshpërojë një shtet prej 200 milionë banorëve që është duke pritur që përfaqësuesja jo vetëm të fitojë këtë ndeshje, por çdo ndeshje gjatë Botërorit që zgjatë një muaj.

Shenjat janë të mira për një rezultat pozitiv kundër Kroacisë, pasi asnjë vend nikoqir i Botërorit nuk ka humbur ndeshjen e parë.

Brazili është favorit ndaj Kroacisë jo vetëm për shkak të bilancit fenomenal në Kupën e Botës, por edhe pse skuadra e drejtuar nga Luiz Felipe Scolari ka fituar 15 nga 16 ndeshjet e fundit, gjatë të cilës periudhë fitoi edhe Kupën e Konfederatave vitin e kaluar.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.