VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Koment - FIFA ULU ME KËMBË NË TOKË!

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Koment - FIFA ULU ME KËMBË NË TOKË!

E Premte, 06.13.2014, 03:09pm (GMT+1)



Kupa e Botës nuk është një samit i krerëve të shteteve dhe as ndonjë misionin ndërkombëtar paqeruajtës i OKB-së. FIFA duhet të ulet me këmbë në tokë, mendon Astrid Prange De Oliveira.

Më në fund Kampionati Botëror filloi. Por shpresa që sapo topi të fillojë të rrotullohet në fushë të gjitha shqetësimet për organizimin e spektaklit sportiv në Brazil do të harrohen dhe se vetëm golat vlejnë do të plotësohen vetëm pjesërisht. Sepse ky Botëror e ka ndryshuar Brazilin që para se të fillonte. Madje ai do të ndryshojë edhe FIFA-n. Sepse pas protestave masive gatishmëria për ta organizuar në të ardhmen Kupën e Botës sipas kushteve tä FIFA-s ka rënë në mbarë botën. Pikërisht në tregun latino-amerikan modeli i FIFA-s ka arritur në kufijtë e tij, dhe kjo është një gjë e mirë.

Brazili e ka vënë në pikëpyetje bazën e biznesit të futbollit botëror. Si është e mundur, pyesin shumë prej 200 milionë banorëve të Brazilit që për një Kampionat Botëror Futbolli të nxirren përkohësisht nga fuqia kushtetuta dhe legjislacionin kombëtar? Si është e mundur që të miratohet me ngut një ligj i veçantë për Botërorin, që e pezullon ligjin që në stadiumet e Brazilit ndalohet alkooli? Si Si është e mundur që për sponsorët dhe funksionarët e futbollit të ketë rregulla të ndryshme nga ato që vlejnë për popullsinë lokale? Apo Si është e mundur që një federatë futbolli të nënshkruajë me partnerët e saj të biznesit kontrata, që bien në kurriz të të publikut dhe kufizojnë lirinë e lëvizjes së miliona njerëzve?

Brazilianë i shtruan këto pyetje dhe qeveria braziliane e mori mesazhin. Presidentja Dilma Rousseff nuk po lodhet së theksuari se shpenzimet publike në arsim dhe shëndetësi janë rritur pavarësisht apo ndoshta për shkak të Botërorit.


Astrid Prange De Oliveira

Përveç kësaj edhe disa anëtarë të FIFA-s, dhe sidomos të UEFA-s po e kuptojnë se shpenzimet gjigante për mega-ngjarje të tilla po bëhen gjithnjë e më e vështirë për t'i shpjeguar politikisht. Sidomos kur fitimet dhe humbjet janë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë, si në Botërorin në Afrikën e Jugut apo tani në Brazil.

Kupa e Botës nuk është një samit i krerëve të shteteve dhe as ndonjë misionin ndërkombëtar paqeruajtës i OKB-së. Kapionate të tilla duhet t'u japin fund ekzagjerimeve komerciale dhe politike dhe të kthehet me këmbë në tokë. FIFA duhet të përqëndrohet në misionin e vet origjinal dhe thjesht të organizojë çdo katër vjet një turne botëror futbolli. Stadiumet e Kupës së Botës nuk kanë nevojë për VIP-lounges ose kolltukë të rehatshëm për tifizët që të quhen të denja për nivel botëror. Presidenti i FIFA-s nuk është president i ndonjë shteti dhe rrjedhimisht nuk ka pse të trajtohet si mysafir i lartë shtetëror.

Popullsia e Brazilit e ka detyruar FIFA-n dhe partnerët e saj që të fillojnë të mendojnë për këto gjëra. Protestat e tyre i kanë ngritur zotërinjtë e futbollit botëror nga ëndërrat e tyre që kushtojnë miliarda të tërë. Në të ardhmen një kampionat botëror i suksesshëm duhet t'u përshtatet nevojave të vendit organizator dhe jo vetëm kërkesave të FIFA-s. FIFA duhet të gjykojë sërish për procedurën e saj të deritanishme edhe në përzgjedhjen e vendeve të reja organizatore . Cilësinë e futbollit botëror kjo sigurisht nuk do ta dëmtojë.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME NDIHMËN E ARBITRIT - BRAZILI MUND KROACINË (06.13.2014)
PËRLESHJE NË PRAG TË NISJES SË KUPËS SË BOTËS (06.12.2014)
SOT FILLON BOTËRORI 2014 - BRAZILI NIS KËRKIMIN PËR TITULLIN E GJASHTË ME KROACINË (06.12.2014)
NË PRAG TË BOTËRORIT - EUROPIANËT KUNDËR BLATTER E SHEF I FIFA 2015 (06.11.2014)
BRAZIL - PRESIDENTJA E MBROJTI KUPËN BOTËRORE NË FUTBOLL (06.11.2014)
BRAZIL - AMOSFERË SPORTIVE PARA KUPËS SË BOTËS (06.10.2014)
PUNONJËSIT E METROSË NË SAO PAOLO NË GREVË (06.10.2014)
PELÈ - ËNDËRROJ NJË REVANSH TË VITIT 1950 KUNDËR URUGUAJIT'Brazili nuk e ka detyrë të fitojë, por të luajë mirë' (06.09.2014)
EKIPI GJERMAN ARRIN NË RIO DE ZHANEIRO (06.08.2014)
RAFAEL NADAL - KAMPION I 'FRENCH OPEN'Tenisti spanjoll e ka mundur tenistin serb Novak Gjokoviq (06.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]