VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FIFA E PEZULLON - KAIZER FRANC NUK MUND TË ZHVILLOJË VEPRIMTARI FUTBOLLISTIKE PËR 90 DITË

E Premte, 06.13.2014, 07:10pm (GMT1)


Voal-online.ch - FIFA e ka pezulluar për 90 ditë Franz Beckenbauerin, i cili nuk mund të zhvillojë asnjë veprimtari të lidhur me futbollin gjatë kësaj periudhe.

Vendimi, me fuqi të menjëhershme, u muar nga nënpresidenti i entit gjyqësor të komisionit të etikës së Federatës me kërkesë të Michael Garcia që po heton lidhur me "bakshishet" që Katari ka paguar për të marrë emërimin e Botërorit 2022.

 "Kaiser" Franz, ish drejtues i FIFA-s, me një karrierë brilante si lojtat e trajner, ështe akuzuar se ka dhunuar kodin etik ndërsa nuk ka pranuar asnjëherë të bashkëpunojë me hetuesit. ANSA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.