VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ronaldo i palënduar në aksident
E Djelë, 02.01.2009, 04:22pm (GMT1)

8 Janar - La Repubblica Voal-online - Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka pësuar një aksident ndërsa udhëtonte me veturën e tij Ferrari e cila është bërë copë gjatë aksidentit afër aeroportit të Manchesterit, ndërsa futbollisti ka shpëtuar pa u lënduar fare. 23 vjeçari ishte duke drejtuar veturën e tij sportive në një tunel kur u përplas në një barrierë. Greater Manchester Police (GMP) ka njoftuar se bashkëlojtari i tij, Edwin van der Sar ishte duke e përcjell mbrapa me veturën e tij Bentley, por portieri holandez nuk ishte i përfshirë në aksident.
Aksidenti Ronaldos i ndodhi të enjten në rrugën A538 Altrincham rreth orës 11:20 minuta. Një zëdhënës i GMP, ka njoftuar se hetimet rreth aksidentit janë duke vazhduar. Policia po ashtu ka bërë të ditur se Ronaldo nuk kishte qenë në ndikim të alkoolit pas kontrollit që i është bërë në vendin e aksidentit. Ndërsa, Manchester United ka konfirmuar se Ronaldo është mirë dhe se është duke stërvitur me ekipin.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.