VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PEZULLIMI I BECKENBAUERIT - AI NUK I KISHTE KUPTUAR PYETJET NË ANGLISHT

E Shtunë, 06.14.2014, 07:33pm (GMT1)


Organizata botërore e futbollit, FIFA, ia ka ndaluar legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, që të marrë pjesë në çfarëdo aktiviteti të ndërlidhur me futbollin, pasi ai ka refuzuar të dëshmoj në hetimet për akuza se Katari ka dhënë ryshfet për t'i siguruar votat për ta fituar organizimin e kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2020.
 
Franz Beckenbauer, 68 vjeçar, është shpallur fajtor për shkelje të Kodit Etik të FIFA-s.
 
Ai ka refuzuar të bashkëpunoj me ish-prokurorin federal amerikan, Michael Garcia, i cili i ka udhëhequr hetimet e FIFA-s lidhur me votat për kandidimin e Katarit.
 
Në vitin 2010 ai ishte në Bordin ekzekutiv të FIFAs, kur organizimi i kampionatit në vitin 2020 iu dha Katarit. Beckenbauer çdoherë ka refuzuar të tregoj se për kë ka votuar.
 
Në një intervistë për gazetën gjermane, Bildt, këtë javë, Beckenbauer tha se ai nuk ka asgjë për të fshehur, por se Garcia ia kishte dërguar pyetjet me përdorim të shprehejeve juridike në gjuhën angleze, të cilat ai nuk i kishte kuptuar.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.