VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BRAZIL 2014 - KOLUMBIA NUK FAL, I DËRRMON GREKËT 3-0

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
BRAZIL 2014 - KOLUMBIA NUK FAL, I DËRRMON GREKËT 3-0

E Shtunë, 06.14.2014, 07:41pm (GMT+1)



BRAZIL - Kolumbia mund 3-0 Greqinë dhe e nis me këmbë të mbarë Kupën e Botës, që po zhvillohet në Brazil. Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Pekerman, e rikthyer pas 16 vitesh mungesë në këtë kompeticion madhor, ka shënuar një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën, teksa ka vulosur gjithçka në minutën e tretë të kohës shtesë. Kolumbia ka përligjur kësisoji epërsinë në planin individual dhe kolektiv krahasuar me helenët.

Grupi C, Botërori 2014
KOLUMBI 3:0 GREQI
Golat: Armero 5"², Gutierrez 57"², Rodriguez 90+3"²
KOLUMBIA: D.Ospina, M.Yepes, C.Zapata, P.Armero (Arias 73"²), A.Aguilar (Meja 67"²), C.Zúñiga, C.Sánchez, J.Cuadrado, J.Rodríguez, T.Gutiérrez (Martinez 75"²), V.Ibarbo. Trajner: J.Pekerman
GREQIA: O.Karnezis, J.Holebas, V.Torosidis, S.Papastathopoulos, K.Manolas, K.Katsouranis, P.Kone, G.Maniatis, G.Samaras, T.Gekas (Mitroglu 63"²), D.Salpingidis (Fetfatzidis 56"²). Trajner: F.Santos
Gjyqtarë: M.Geiger, M.Hurd, J.Fletcher
Kartonë të verdhë: C. Sanchez 26"² /S Papastathopoulos 55"²


Ndeshja

Pablo Armero do të shfrytëzonte hezitimin foshnjarak të mbrojtjes dhe portierit grek, duke zhbllokuar shifrat që në minutën e pestë. Kjo nisje e shpejtë me gol u jep zemër kolumbianëve, ndërkohë që shton më shumë konfuzionin te fqinjët tanë jugorë. Duhet theksuar se prania ee tifozëve kolumbianë ka qenë e madhe në numër, a thua se luhej në vendin e tyre. Nisur nga afërsia gjeografike me Brazilin, ata kanë qenë zotër të shkallëve të stadiumit. Pas pësimit të golit duhen minuta të tëra që grekët të rimarrin veten dhe të vënë në ekuilibër lojën. Pak e nga pak, helenët dalin në gjysmëfushën kundërshtare në kërkim të golit të barazimit, por Kolumbia ka shtuar forcat në prapavijë dhe e mban portën e vet të paarritshme. Krahas mbrojtjes së përforcuar e të kujdesshme, skuadra e Pekerman del rrezikshëm në kundërsulm, duke iu afruar edhe golit të dytë e të sigurisë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Kolumbinë, ndërsa e dyta i sheh grekët më kërkues. Ata krijojnë mundësi shënimi, godasin edhe nga distanca, por më e shumta trondisin traun e portës kundërshtare. Kështu bën veterani Gekas, para se Guitierrez në 58' të ndëshkonte sërish portierin Karnezis. Dyfishimi i rezultatit shton sigurinë te kolumbianët, ndërkohë që Greqia bën të gjitha lëvizjet e mundshme në funksion të rihapjes së ndeshjes, por e ka të pamundur. Kundërshtari është solid në të gjitha repartet dhe nuk superohet dot nga helenët, që humbasin ndeshjen e tyre të parë në Botërorin e Brazilit, ndërsa Kolumbia merr tri pikët e para.

Pekerman
Trajneri i Kolumbisë ka shprehur kënaqësinë e tij të përfaqësimit në këtë nivel dhe startin e mbarë. "Jam i lumtur që ndodhem këtu në krye të pankinës së Kolumbisë. Është një sfidë e madhe rikthimi në një event të tillë pas 16 vitesh. E nisëm me fitore ndaj Greqisë dhe shpresoj shumë ta kalojmë grupin. Kemi një skuadër kompetitive. Diçka të tillë e kemi treguar këto dy vitet e fundit. Lojtarët tanë luajnë në ekipe të mëdha dhe për këtë motiv mendoj se kemi mjaft eksperiencë. Duke filluar që në ndeshjen me Greqinë e vendosëm në punë gjithë potencialin tonë," tha Pekerman, që do t'i duhet të bëjë pa një lojtar si Falkao.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PEZULLIMI I BECKENBAUERIT - AI NUK I KISHTE KUPTUAR PYETJET NË ANGLISHT (06.14.2014)
FIFA E PEZULLON - KAIZER FRANC NUK MUND TË ZHVILLOJË VEPRIMTARI FUTBOLLISTIKE PËR 90 DITË (06.13.2014)
SONTE NDESHET SPANJA ME HOLANDËN - BASTET SHUMË NË FAVOR TË SPANJËS (06.13.2014)
BRAZIL 2014 - SOT TRI LOJË (06.13.2014)
Koment - FIFA ULU ME KËMBË NË TOKË! (06.13.2014)
ME NDIHMËN E ARBITRIT - BRAZILI MUND KROACINË (06.13.2014)
PËRLESHJE NË PRAG TË NISJES SË KUPËS SË BOTËS (06.12.2014)
SOT FILLON BOTËRORI 2014 - BRAZILI NIS KËRKIMIN PËR TITULLIN E GJASHTË ME KROACINË (06.12.2014)
NË PRAG TË BOTËRORIT - EUROPIANËT KUNDËR BLATTER E SHEF I FIFA 2015 (06.11.2014)
BRAZIL - PRESIDENTJA E MBROJTI KUPËN BOTËRORE NË FUTBOLL (06.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]