BUFFON MUNGON NË NDESHJEN KUNDËR ANGLEZËVE
E Shtunë, 06.14.2014, 09:55pm (GMT+1)
Gianluigi Buffon do të jetë mungesa e vetme e Italisë në lojën hapëse të cilën do ta zhvillojnë kundër Anglisë.
Portieri i Juventusit frikësoi reprezentacionin e tij me një lëndim joserioz gjatë stërvitjeve të cilat nuk mundi t'i kompletonte.
Menaxheri Cesare Prandelli ishte optimist se kapiteni do të jetë i gatshëm për tu përballur me Anglinë, por ish-fituesi i Kupës së Botës në vitin 2006 nuk ishte i përgatitur sa duhet për këtë ndeshje.
Atë do ta zëvendësojë portieri i Paris Saint-Germainit, Salvadore Sirigu.
www.voal-online.ch
|