E Martë, 08.04.2020, 09:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Djaloshi 60 vjeçar Xhorxh Forman - I dyti në botë pas Muhamet Aliut
E Djelë, 02.01.2009, 04:24pm (GMT+1)

9 Janar - Voal-online - George Foreman, burri me blerim të pëhershëm, boksieri më sfidant ndër më sfidantët, bërë kampion olimpik kur ishte vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç, ka lindur plot 60 vjet më parë më 10 janar 1949. Me lëvizje të shpejta dhe të përkryera trupore, është cilësuar nga pjesa më e madhe e eskpertëve si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave pas të pashembulltit dhe të paarritshmit Muhamet Aliu.

I formuar si shpirt e si karakter nga vuajtjet dhe peripecitë e lagjeve të varfëra, ai, si të gjithë boksierët e mëdhenj, i respekton dhe i nderon rrënjët e prejardhjes së tij. Ai bën bujë, më parë se në ring, në rrugët e kryeqytetit të Teksasit, Hjuston (Houston), ku ai është në qendër të ndeshjeve sa epike aq dhe të paligjshme, gjithnjë të fituara nga i papërballueshmi George Foreman. Nën pamëshirën e rrugës ai shndërrohet në një shkëmb që s’ka çt’i bëjë dot asgjë e askush. Këtë e dëshmon pa vonuar. Në vitin 1968, duke mrekulluar një botë të tërë, ai fiton medaljen e artë olimpike të Qytetit të Meksikos, falë një shpirti dhe fiziku shpërthyes, një klasi të pashoq dhe një fuqie të jashtëzakonshme.

Kjo fitore i dha jetë edhe një historie që tregohet edhe sot e kësaj dite. Një kundërshtar i tij, italiani Giorgio Bambini, njëzetetrevjeçar, duke filluar ndeshjen përballë të të madhit Foreman në gjysmëfinale, pas vetëm një grushti u shtri në tapetin e ringut, pa ua vënë veshin thirrjeve të zemëruara të trainerëve që i ulërinin të çohej menjëherë në këmbë. Dhe nuk do të harrohet kurrë thënia e tij: “Thua jam i çmendur, ai më vret.“ Këtë fjali e pëshpëriti nëpër dhëmbë Bambini sapo e pa veten jashtë kërcënimit të grushtave të Foremanit.

Nuk është nevoja të habitemi pse shumë shpejt George Foreman fitoi emrin “The Killer” (Vrasësi). Këtë emër ai e merrte jo për shpirtin e lig, sepse, në të vërtetë ai kishte dhe ka gjithnjë një shpirt tejet njerëzor. Emrin ia jepnin pikërisht grushtat e fuqishëm, të cilët e shndërronin në një makinë të mirëfilltë në ring. Me suksesin e tij të jashtëzakonshëm të vitit 1969 George Foreman fillonte jetën profesioniste të boksierit.

Më 1973 ai bëhet kampion bote duke lëshuar përtokë në raundin e dytë Xho Frezierin (Joe Frazier), kampionin e Lojërave Olimpike të zhvilluara në Tokio më 1964. Por ekspertët janë të njëzëshëm në përcaktimin e tyre se mjerisht George Foreman, pse jo edhe famtirësia e tij, ishte se kishte bashkëkohës Muhamet Aliun, kampionin e madh, atë që ia dha humbjen e parë gjigantit të ardhur nga rruga.

Në vjeshtën e vitit 1974 do të vinte takimi i pashmangshëm mes të dyve në Kinshasa të Zairesë së atëhershme (sot Republika Demokratike e Kongos. Ky takim u bë i paharrueshëm dhe i pavdekëshëm nëpërmjet filmit-dokumentar “When We Were Kings” (Kur ne ishim mbretër). Në atë takim Foreman do të pësonte atë që do ta quanin “gjesti më i bukur i shekullit”, përndryshe rrënimin e mitit Foreman nga ana e Muhamet Aliut. George Foreman do të përjetonte një nokaut dramatik në pjesën e tetë të ndeshjes.

Do të ishte një paradoks i mrekullueshëm fakti që kjo humbje do ta përjetësonte përfundimisht Foremanin në histori. Adhuruesit e tij besnikë, të tillë edhe në ditët tona, këmbëngulin se George Foreman ishte tashmë drejt perëndimit të tij kur u përball me Muhamet Aliun. Por, thonë ata, ndeshjen do ta kishte fituar pa dyshim, nëse ajo do të ishte zhvilluar dy vjet më parë. Më 1977 Foreman ia shpalli botës tërheqjen e tij përfundimtare nga skena e boksit.

Dhjetë vjet më vonë ai e befason botën sërish kur shpall se do të rihyjë përsëri në sportin e boksit. Duket i rënduar në peshë, madje edhe me rrudha. Adhuruesit e tij, të cilët nuk e kanë braktisur kurrë për asnjë çast, janë në telash të madh nga kjo që iu dëgjojnë veshët. Ndërsa keqdashësit flasin për një veprim të marrë për famë.

Megjithatë, pas disa ndeshjeve fillestare, Foreman dëshmon se nuk po tallej, madje se e ka ndërmend të lëshojë turrin e fundit për të dhënë maksimumin në sportin e boksit botëror. Diçka kuptojnë kundërshtarët e tij Dwight Muhammad, Qawi Simile, Bert Fabbrica, Gerry Cooney e Adilson Rodrigues. Dhe ashtu siç ua priste mendja edhe atyre, George Foreman rrëmben sërish, më 5 nëntor 1994 në Las Vegas titullin botëror të peshave të rënda për versionin WBO përballë Michael Moorer. Ishte 45 vjeç e 9 muaj. Kështu George Foreman bëhet kampioni në moshën më të vjetër në historinë e boksit. Kjo ngjarje është e barabartë për peshën historike me atë të humbjes mitike përballë Muhamet Aliut.Tashmë Foreman është një legjendë e gjallë në Amerikë dhe në botë. Ai ka një familje të mrekullueshme. Vetë merret me predikime ungjillore dhe boton libra ku jpe receta me këshilla guzhine, ku të famshëm janë hamburgerët alla Foreman./Elida BUÇPAPAJ

 

 

 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ronaldo i palënduar në aksident (02.01.2009)
Sporti zviceran më 2008 - Kançelara zbriti Federerin në vendin e dytë (02.01.2009)
Kreshnik Qato Kreshniku - Boksieri Qato mbron titullin e kampionit të botës në Uashington (02.01.2009)
Hollifild thotë se do ta vazhdojë aventurën e boksit (02.01.2009)
Muhamet Aliu në ndeshjen Hollifild-Valujev më 20 Dhjetor në Zürich (02.01.2009)
Nadal triumfon kundër Federer në Australian Open (02.01.2009)
Ronaldinho dhe bota e tij: "Me Romën do të jetë një spektakël" (01.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 

 
VOAL
[Shko lart]